GJENEVË – UNRWA: Asnjë ndihmë në Gazën veriore pavarësisht paralajmërimeve për krizën e urisë

by admin
Spread the love

GJENEVË, 25 mars /ATSH-DPA/- Asnjë ndihmë nuk po kalon në Rripin verior të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve urgjente për krizën e urisë, njoftoi sot UNRWA, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë.

Kjo pason deklaratën e kreut të UNRWA-s të dielën, i cili tha se autoritetet izraelite informuan OKB-në se nuk do të miratonin më asnjë kamion me ndihma ushqimore të UNRWA-së në Gazën veriore, ku Philippe Lazzarini tha se njerëzit janë në prag të urisë.

UNRWA tha se mesatarisht 157 kamionë që transportonin ndihma kishin hyrë në zonë këtë muaj. Ai konfirmoi se Izraeli ka refuzuar që atëherë konvojet urgjente me ushqimet e UNRWA-s për të hyrë në Gazën veriore.

Agjencia ka paraqitur kërkesa për miratimin e ndihmës që nga e enjtja, por të gjitha ishin refuzuar pa asnjë arsye.

Ai shtoi se menaxhimi i vendkalimeve ishte ndikuar rëndë nga vrasja e disa policëve palestinezë në sulmet ajrore izraelite pranë vendkalimeve në fillim të shkurtit.

Izraeli ka akuzuar vazhdimisht zyrtarët e UNRWA-s për përfshirje në sulmet e 7 tetorit dhe ka ndërprerë bashkëpunimin me agjencinë. UNRWA më pas pushoi disa punonjës.

Izraeli ka hedhur poshtë akuzat se po pengon dërgesat e ndihmave në Gaza, në vend të kësaj ka akuzuar organizatat e ndihmave se nuk i shpërndajnë ato siç duhet, ndërsa grupet thonë se u mungon mbrojtja e duhur. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like