Gjendet parimisht akordi mes Asllanit dhe Interit, shumë shpejt pritet zyrtarizimi

by admin
Spread the love

Tashëm pritet vetëm zyrtarizimi, Kristjan Asllani shumë shpejtë do të veshë fanellën e Interit. Sipas asaj që raporton Sky Sport, mesfushori kuqezi është shumë pranë firmës me zikaltrit.

Palët janë takuar ditën e sotme dhe është gjetur edhe një akord në parim. Sipas mediave italiane, kostoja e operacionit do të shkojë në rreth 14 milionë euro.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe disa detaje për t’u sqaruar përpara se të vijë edhe mbyllja përfundimtare e kësaj marrëveshjeje. Asllani kështu do të transferohet nga Empoli drejt Interit, ndërsa bën kështu në moshën 20 vjeçare hapin cilësor në karrierë. /oversport.tv

You may also like