Gjejnë para në rrugë, por 11 dhe 12 vjeçari i dorëzojnë ato në polici

by admin
Spread the love

Dy fëmijë ferizajas të moshave 11 dhe 12 vjeçare kanë gjetur një shumë parash në rrugë.

Pas gjetjes së parave, fëmijët i kanë dorëzuar ato në polici. Sipas njoftimit të policisë, paratë janë gjetur dje rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” përballë shkollës “Jeronim de Rada” në Ferizaj.

Dorëzimin e parave, fëmijët i kanë bërë nën shoqërimin e prindërve të tyre.

“Lusim, pronarin/en e vërtetë të këtyre parave, të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës ka falënderuar dy fëmijët për gjesti human të dorëzimit të parave.

You may also like