“Gëzuar ditëlindjen shpirti babit”, Ledri Vula përlot me urimin emocionues për të bijën (VIDEO)

by admin
Spread the love

Kjo e mërkurë e 14 dhjetorit është shumë e bukur dhe e veçantë për këngëtarin Ledri Vula dhe partneren e tij, blogeren Sara Hoxha. Kjo pasi, vajza e tyre e vetme, Poem Blu feston dy vjetorin e saj të lindjes. E sigurisht që në këtë ditë kaq speciale, urimet për të kanë qenë të shumta, por sigurisht ka rënë më shumë në sy urimi i babi Ledrit.

Artisti shqiptar i ka dedikuar një urim mjaft të ngrohtë vogëlushes së tij, teksa në rrjetet e tij sociale, ai ka publikuar një video-kolazh me disa nga momentet më të bukura me Poem-ën e vogël, video në fakt që i ka emocionuar dhe përlotur të gjithë ata që e kanë parë. “Happy birthday shpirti babit”- shkruan Ledri krah videos së publikuar në Instagram.

E sigurisht, të shumta kanë qenë komentet e fansave të Ledrit poshtë këtij postimi, por jo vetëm, pasi komenti që tërhoqi vëmendjen ishte ai i mami Sarës. Me komentin e saj, Sara Hoxha duket se përshkroi edhe reagimin e të gjithëve ne kur pamë videon e Ledrit dhe Poem. “Unë nuk po qaj, po ti,”-shkruan ajo shoqëruar me një emoji me sytë me lot.

Sakaq, vetë Sara nuk ka bërë ende një urim për të bijën. Ajo ka publikuar një video të Poem, në momentin që fryn qirinjtë, por vetëm kaq. Mesa duket këtë herë, babi Ledri ka goditur me urimin e tij, aq sa edhe Sara nuk di se si ta urojë vogëlushen. Ne i urojmë jetë të gjatë e të shëndetshme Poit të vogël.

You may also like