‘Getinjo nga AliExpress’, reperi i njohur ‘thumbon’ Bleron

by admin
Spread the love

Getinjo thotë se nuk i pëlqen të konfliktohet dhe përplaset me kolegët e tij, por duket se Blero bën përjashtim nga kjo sepse reperi e ka thumbuar dy herë publikisht.

Fillimisht, në nisje të “Big Brother Vip Kosova” reperi publikoi një foto në Instagram ku shihej Edona James, krah të cilës shkroi: “Blero, kësaj here mos dështo.”

Mbrëmjen e djeshme Blero ndërpreu rrugëtimin e tij në “Big Brother Vip Kosova” duke deklaruar se nuk mund të qëndrojë më brenda shtëpisë sepse nuk mund të sillej si një person tjetër. Dhe vendimin e tij Getinjo e ka cilësuar si një formë kopjeje. Kujtojmë se edhe ai ishte vjet pjesë e “Big Brother Vip Kosova” dhe u largua vetë pas një muaji qëndrim.

Në një postim në Facebook, reperi ka komentuar “Getinjo from AliExpress” (Getinjo nga AliExpress”), shprehje kjo që përdoret për të nënkuptuar një kopje të shëmtuar. Pra, sipas Getinjo Blero ka kopjuar lojën e tij, në mënyrë të shëmtuar.

You may also like