Gerard Piqué, thyen heshtjen për ndarjen nga Shakira: Nuk dini as 10 për qind të asaj që ka ndodhur

by admin
Spread the love

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Shakira dhe Gerard Pique konfirmuan ndarjen, por ky kapitull i jetës së tyre nuk është harruar ende. Ish-futbollisti ka heshtur gjatë këtij viti, por këngëtarja ka shprehur ndjesitë pas kësaj ndarjeje me muzikën e saj. Megjithatë, me kalimin e kohës, spanjolli u bë më i hapur për të ndarë detaje rreth versionit të tij të historisë.

Në një intervistë të fundit në radio, ish-lojtari i FC Barcelonës zbuloi se si u përball me skandalin që pasoi ndarjen e tij me këngëtaren kolumbiane. Pique ishte i ftuar në programin “El Món” në stacionin katalanas RAC1, ku diskutoi tema të ndryshme, duke përfshirë tërheqjen e tij nga fusha e blertë dhe dhe ndarjen e tij nga Shakira.

“Viti 2022 ka qenë ndoshta viti kur më kanë ndodhur më shumë gjëra në jetë, që nga ndarja e deri te tërheqja nga futbolli … Gjithçka ka ndodhur”,- tha ai në bisedën me Jordi Basté.

Pique përmendi se mes stuhisë mediatike që rrethoi ndarjen e tij me këngëtaren, ai zgjodhi të mos i kushtonte vëmendje shtypit. “Nëse do t’i kisha dhënë rëndësi gjithçkaje që thuhej për mua, do të mbyllesha në shtëpi ose do të hidhesha nga kati i gjashtë”,- tha Pique. “E vetmja mënyrë për t’i mbijetuar gjithë kësaj është të mos i kushtosh rëndësi asgjëje”,– shpjegoi ai.

“Nuk mund të dal çdo ditë për të mohuar gjërat që nuk janë reale. Nuk dua të flas për këtë temë dhe nuk do të flas, por nga gjithçka, njerëzit nuk dinë as 10 për qind të asaj që ka ndodhur. Unë gjithashtu nuk dua, sepse është private”,– shtoi ai.

Pavarësisht gjithçkaje, Pique tha se e kupton që “është pjesë e cirkut”, dhe njerëzit mund të kenë mendime për jetën e tij pa e ditur. “Nuk ndryshojnë asgjë në jetën time ato që thuhen; nuk është e rëndësishme. Në fakt, më ndihmojnë. Në vitet e fundit të karrierës sime, kam jetuar kështu dhe më ka shkuar mjaft mirë”,– siguroi ai.

You may also like