Genc Gjokutaj: Qeveria s’la gurë pa lëvizur për të shkarkuar Metën, nëse do ekzistonte dosja do e kishin përdorur

by admin
Spread the love

Genc Gjokutaj, gjatë një interviste televizive, ka folur rreth çështjes së e-mailt anonym, se Meta është bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Gjithashtu, Gjokutaj u shpreh se kjo është një çorbë që është gatuar keq në kuzhinën e atyre që e kanë interesin të godasin Metën.

“Tema e Metës është e nxehtë për ata që e kanë projektuar këtë skenar dhe terësisht e ftohtë për shtetasin Ilir Meta duke u nisur edhe nga historia që kishte me shkarkimin e tij nga kjo maxhorancë.

Duke u nisur nga kjo dhe lufta që presidenti kishte me qeverinë do të kishte dalë në dritë ky fakt sepse ato nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër tij. Ky është një veprim qesharak, arrogant dhe korruptiv e njëjtë me skemën pas vrasjes së Mehmet Shehut dolën të dhënë se ai ishte spiun e zbuluar nga një dosje anonime.

Ky është një lajm që godet jo vetëm Metën si individ por është një sebep për të ndryshuar ligjin e pastërtive të figurave publike. Teoria e de-komunstizimit së bashku me bashkëpunëtorin e tyre Alibeaj nuk e kanë këtë merak pasi një qeveri që mban dhe bashkëpunon me krimin nuk është e besueshme pasi e kanë treguar vetën në refuzimin e ligjit të lustracionit”,– u shpreh Gjokutaj.

You may also like