Gega: Paragjykimet ndikuan! Luajmë drejt, se mos i pa kush hallet e Skënderbeut

by admin
Spread the love

Skënderbeu pësoi një humbje të thellë në shtëpi kundër Tiranës dhe pas ndeshjes trajneri Skënder Gega deklaroi: “Më vjen keq për humbjen. E dinim që do luanim me ekipin kryesues, nuk po hyj te financat. Erdha për të bërë atë që unë di të bëj, u munduam të merrnim më të mirën, por ndoshta u hapëm më shumë seç duhet. Më vjen keq, sepse nuk mund t’i bëj analizën se ku gabuam. Kaq ishin forcat”.

“Unë mendoj se duhet të marrim maksimumin, ndoshta paragjykimet se Tirana do e zbuste marshin ndikoi. Në Korçë dua të dal me kokën lart. Ndjej keqardhje, për pjesën që mua më takon e marr përgjegjësinë”, shtoi Gega në emisionin “Gol pas Goli”.

“U njoha me ekipin dhe ideja ishte që të shpëtonim, por në momentin që erdha unë rivalët bën hapa pozitiv. Ata kanë marrë maksimumin dhe kjo e rëndoi ekipin dhe shpresat. Të ardhmen e Skënderbeut unë nuk e di, por fola me ekipin dhe duhet të luajnë si profesionistë.

Kjo është ajo që duhet të lëmë mbrapa. Na duhet dhe është normale që të luajmë deri në fund ndershmërisht dhe të mos shohim hallet e të tjerëve, pasi deri më tani nuk i pa njeri hallet e Skënderbeut. Megjithatë do jem trajneri i Skënderbeut dhe do mundohem t’i jap këtij qyteti atë që di unë”.

“Problemi është që ne jemi vend i vogël dhe njihemi të gjithë dhe nuk më takon mua tani të mendoj për hallet e të tjerëve, për kupën, apo kampionatin e Europën. Mua tashmë më intereson Skënderbeu dhe ky qytet”, përfundoi trajneri i Skënderbeut, Skënder Gega. / oversport.tv

You may also like