Geer: Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin!

by admin
Spread the love

Ambasadori Evropian në vend, David Geer, tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese duhet të ndodhë dhe kjo është çështje që është në dorën e vetë shtetit dhe të Kuvendit, dhe të atyre që janë të prekur në këtë rast. Ai u shpreh i bindur se shumë shpejt do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, dhe sipas tij pasi të miratohen të njëjtat, nuk do të ketë vendime shtesë për Maqedoninë e Veriut, siç pretendojnë disa subjekte politike.

“Ky është një vendim sovran që duhet të merret, por pasi të merret ai vendim ne kalojmë në hapin tjetër që do të thotë se vendi vazhdon të ecë përpara kah Bashkimi Evropian, që do të thotë se nuk ka vendime të tjera plotësuese që duhen të merren më tej”, ka deklaruar ambasadori Geer, raporton SHENJA.

 

MARKETING



You may also like