Gazetari i njohur: Ky është i vetmi demokrat që mund ta mbajë PD-në e bashkuar

by admin
Spread the love

Gazetari Neritan Sejamini ka komentuar zhvillimet në PD dhe ultimatumin e deputetes së PD-së Grida Duma ndaj Lulzim Bashës për t’u tërhequr nga drejtimi i partisë.

Sejamini thotë se këto zhvillime në PD janë kosto e një veprimi të munguar nga ana e Bashës, i cili duhet të kishte dhënë dorëheqje që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill.

Sipas Sejaminit, Berisha do të vijë në krye të partisë pasi është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar.

“Të gjitha zhvillimet në PD janë kostoja e mungesës së lidershipit dhe mungesës së vendimeve të mara pas humbjes së zgjedhjeve në 25 prill. Nëse Luzlim Basha do të kishte dhënë dorëheqjen dhe deputetët e PD-së do i kishin kërkuar dorëheqjen të gjitha këto zhvillime dhe kosto nuk do të kishin ndodhur. Dhe janë kosto shumë të mëdha këto për opozitën jo vetëm përçarja dhe rezultati zgjedhor por edhe te imazhi i opozitës që ka pësuar një goditje shumë të rëndë në publik.

Dhe janë kosto vetëm për një veprim të munguar, do të ishte veprim prej udhëheqësi i Lulzim Bashës nëse do të kishte dhënë dorëheqje dhe i pjesësë tjetër që nuk u treguan udhëheqës që ti thonin stop duhet të vijë dikush tjetër në krye të partisë.

Tani në vend të ecim para, do të bëjmë një hap prapa, pasi zoti Berisha do të vijë në krye të partisë pasi është i vetmi që mund ta mbajë partinë të bashkuar. Të gjitha këto janë humbje kohe dhe është herët të thuash që PD-ja është bërë parti demokratike”, u shpreh Sejamini në një intervistë televizive.

You may also like