GAZA – UNICEF: Mungesa e ujit të pastër pritet të shkaktojë katastrofë

by admin
Spread the love

ROMË, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Drejtoresha ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell deklaroi sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se në Gaza uji i pastër po mbaronte me shpejtësi.

”Ka vetëm një impiant shkripëzimi në funksion dhe ai po punon me vetëm 5% të kapacitetit, ndërsa të gjashtë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza të Gazës janë tani jofunksionale për mungesë karburanti apo energjie elektrike”, theksoi Russell.

”Mungesa e ujit të pastër dhe e shërbimeve të sigurta higjieno-sanitare janë në prag të krijimit të një katastrofe”, nënvizoi ajo.

”Nëse qasja për ujë të pastër nuk përmirësohet urgjentisht, atëherë gjithnjë e më shumë civilë, përfshirë fëmijët, do të sëmuren ose do të vdesin nga dehidratimi ose sëmundjet e shkaktuara nga uji”, theksoi drejtoresha ekzekutive e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Catherine Russell./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like