GAZA – Pritet lirimi i një grupi të dytë pengjesh

by admin
Spread the love

TEL AVIV, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Izraeli thuhet se ka marrë një listë me emrat e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, të cilët do të lirohen sot si pjesë e një marrëveshjeje midis dy palëve ndërluftuese.

Familjet e 13 pengjeve janë informuar, raportoi portali izraelit i lajmeve ynet dhe media të tjera të premten në mbrëmje, duke cituar zyrën e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Zyrtarët izraelitë konfirmuan se tetë nga 13 pengjet izraelitë që do të lirohen sot janë fëmijë.

Pas fillimit të armëpushimit në Gaza, një grup i parë prej 24 pengjesh – 13 izraelitë dhe 11 të huaj – të cilët u rrëmbyen në Rripin e Gazës shtatë javë më parë u liruan të premten. Në mesin e grupit izraelit ishin katër shtetas të dyfishtë, të cilët gjithashtu kanë nënshtetësi gjermane.

Në këmbim, Izraeli liroi një grup më të madh të të burgosurve palestinezë nga burgjet e tij.

Pengjet izraelite që u kthyen në Izrael të premten janë dërguar në spitalet pranë Tel Avivit dhe janë ribashkuar me familjet e tyre.

”Katër fëmijë, tre nëna dhe një gjyshe, mbërritën në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve ‘Schneider”, citoi gazeta izraelite ”Haaretz” drejtorin e institucionit, Efrat Baron Har Lev.

”Gjendja e tyre fizike është e mirë”, ka shtuar drejtori.

Pesë pengje thuhet se u dërguan në Qendrën Mjekësore ”Wolfson” dje në mbrëmje./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like