GAZA – Hamas propozon lirimin e disa pengjeve në këmbim të 1 000 të burgosurve palestinezë

by admin
Spread the love



GAZA, 15 mars /ATSH-ANSA/ – Hamasi u ka paraqitur ndërmjetësuesve një propozim për armëpushim në Gaza, i cili përfshin një fazë fillestare të lirimit të grave, fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve izraelitë të mbajtur peng në këmbim të lirimit të 700-1000 të burgosurve palestinezë.

Kjo marrëveshje u raportua nga ‘’Reuters’’ në faqen e saj të internetit.

Propozimi do të përfshijë lirimin e 100 të burgosurve palestinezë që vuajnë dënimin e përjetshëm në burgjet izraelite dhe lirimin e ushtarëve femra izraelite.

Hamasi tha në propozim se do të binte dakord për një datë për një armëpushim të përhershëm pas shkëmbimit fillestar të pengjeve dhe të burgosurve.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak16 vite nga tragjedia e Gërdecit
Artikulli tjetërTirana dje, momente nga festimet e Ditës së Verës


You may also like