GAZA – Dorëzohet sasia më e madhe e ndihmave në veri

by admin
Spread the love

KAJRO, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Gjashtëdhjetë e një kamionë që transportonin ndihma kanë mbërritur në veri të Rripit të Gazës, dërgesa më e madhe e këtij lloji që nga fillimi i luftës midis Hamasit islamik dhe Izraelit.

“Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze i drejtoi me sukses kamionët atje”, tha grupi i ndihmës të dje në mbrëmje.

“Banorëve do t’u jepet ujë, ilaçe dhe pajisje mjekësore në katër pika shpërndarjeje në veri”, tha grupi.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se 187 kamionë me ndihma kishin arritur në Rripin e Gazës deri dje në mbrëmje.

Hyrja e 200 kamionëve në Gaza fillimisht ishte planifikuar për dje, por hyrjet u vonuan për shkak të inspektimit të mallrave.

OCHA tha se 129 000 litra naftë u dorëzuan gjithashtu në Gaza, si dhe katër rezervuarë me gaz për gatim.

“Vullnetarët deri më tani kanë shpërndarë vetëm komplete për të fjetur, gatim, larë dhe tenda në jug”, sipas OCHA.

Rreth 1,7 milionë banorë janë zhvendosur nga luftimet.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like