GAZA – Dita e dytë e pauzës humanitare, pamjet tregojnë shkallën e shkatërrimit

by admin
Spread the love

GAZA, 25 nentor /ATSH-AA/ – Në ditën e dytë të pauzës humanitare në të gjithë Rripin e Gazës, shkatërrimet e tmerrshme dhe skenat apokaliptike të lënë pas nga sulmet e pamëshirshme të ushtrisë izraelite janë të dukshme në çdo hap.

Kameramanët e Agjencisë Anadolu regjistruan shkatërrimin në të gjithë Gazën ku u shkatërruan shtëpitë e mijëra palestinezëve dhe infrastruktura civile.

Në mesin e ndërtesave të shkatërruara është ndërtesa e Këshillit Legjislativ Palestinez, e cila u shkatërrua nga sulmet izraelite më 16 nëntor. Bombardimi i saj qarkulloi në rrjetet sociale dhe shkalla e shkatërrimit është e dukshme vetëm tani.

Gjithashtu shfaqet ndërtesa e Qendrës Kulturore “Rashad Shaw” në qendër të qytetit të Gazës, e cila u shkatërrua nga sulmet izraelite.

Videot përfshijnë gjithashtu pamje nga qyteti Beit Hanoun, në verilindje të Gazës, ku vendbanime të shumta u shkatërruan nga sulmet izraelite.

Pauza humanitare katër-ditore midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit hyri në fuqi të premten në të gjitha zonat e Rripit të Gazës, duke ndaluar përkohësisht sulmet për shkak të shkëmbimit të të burgosurve dhe dërgimin e ndihmave.

Me hyrjen në fuqi të pauzës humanitare, mijëra palestinezë të zhvendosur pas javëve të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre për të kontrolluar pronën dhe për të kërkuar anëtarët e familjes.

Që nga fillimi i sulmeve izraelite në Gaza më 7 tetor, janë vrarë 14.854 palestinezë, përfshirë më shumë se 6.150 fëmijë dhe mbi 4.000 gra.

Në Izrael, 1.200 persona humbën jetën, përfshirë më shumë se 310 ushtarë ndërsa 5.132 të tjerë plagosën.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like