GAZA – 92 viktima gjatë 24 orëve të fundit

by admin
Spread the love



GAZA, 17 mars /ATSH/ – Nëntëdhjetë e dy persona janë vrarë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga 7 tetori në 31 645 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, njoftoi CNN.

”Gjithsej 130 persona janë lënduar në 24 orët e fundit”, shtoi ministria, duke e çuar numrin e të plagosurve në 73 676.

”Shumë nga viktimat mbeten të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë, me ambulancën dhe ekuipazhet e mbrojtjes civile të paaftë për t’i arritur”, tha ministria.

Ministria nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe civilëve në të dhënat e saj.

CNN nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra për shkak të sfidave të raportimit nga zona e luftës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Qëllim strategjik, ndërtimi i turizmit të ekselencës me pesë yje


You may also like