Gasperini: Na kanë penaliuar kompeticionet e tjera, prisja të shkonte më mirë

by admin
Spread the love

Atalanta u mposht nga Sassuolo dhe tashmë e shikon edhe më larg mundësinë për t’u kualifikuar në Kupat e Europës. Pas ndeshjes u ndal në konferencë për shtyp edhe trajneri Gian Piero Gasperini që komentoi edhe takimin e sotëm.

“Kam ndryshuar shumë lojtarë sepse të luash ndeshje kaq impenjuese në Kupat e Europës e më pas të dielën në pasdite nuk është e lehtë. Në fushë kam aktivizuar lojtarët më të freskët dhe përveç kësaj, ishin kushtet e duhura në këtë ndeshje për të përfituar.

Nuk kemi pasur cilësinë dhe vendosmërinë e duhur. Në pjesën e parë ishte një ndeshje e hapur, por bëmë një gabim të rëndë te goli dhe lejuam një kundërsulm që komplikoi diçka në një ndeshje që unë prisja të shkonte më mirë”.

SHQETËSIME- “Sot është e vështirë të bësh krahasime. Bëmë një rotacion të madh dhe në kushte të tilla nuk është gjithmonë e njëjta gjë. Është e dukshme se në fazën e dytë, për shumë arsye, dëmtime dhe situata të caktuara, nuk kemi dalë mirë, madje kemi bërë keq.

Na kanë penalizuar grumbullimet e kombëtareve dhe ndeshjet midis kampionatit dhe garave europiane. Pas këtyre kushteve ka qenë e vështirë që të ishim konkurrues”.

KUPAT E EUROPËS- “Gjithçka do të vendoset të enjten. Nëse arrijmë të shkojmë në gjysmëfinale, do të jetë një shenjë e mirë për sezonin. Nëse nuk ndodh, atëherë mbeten edhe 7 ndeshje ku duhet të provojmë për të bërë diçka të rëndësishme për të arritur Europën”. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook

You may also like