Gashi: Qenka e rëndë të shkruash për mikun që ndahet nga jeta

by admin
Spread the love




Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi ka shprehur ngushëllime për humbjen nga jeta të bashkëpartiakut të tij, Mubekir Palloshi.

Ai thotë se qenka shumë e vështirë të shkruar për mikun që ndahet nga jeta.

Qenka e vështirë të shkruash mesazh për mikun me të cilin e ke ndarë zyrën, i ke bashkuar idealet dhe e ke bërë një udhëtim që e kishte rritur aq shumë dashurinë dhe besimin.

Por, sot – me keqardhje të thellë dhe me dhimbje të madhe – po shkruaj për ndarjen nga jeta të mikut, vëllait, bashkëpunëtorit dhe idealistit tonë, Mubekir Palloshi.

Përkundër mërzisë dhe pikëllimit të pamatur, ne e themi vetëm fjalinë e njohur hyjnore se “Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi”.

Sado rëndë, ne duhet ta pranojmë këtë fakt dhe të lutemi për shpirtin e shokut tonë, si dhe për freskinë me durim të familjes së tij të ngushtë.

 

Do të mbetesh në zemrat dhe kujtimet tona si një burrë i qëndrueshëm, i paepur, i angazhuar dhe vetëmohues.

Zoti na takoftë në botën e përhershmërisë, Mubekir i dashur!


You may also like