Garo: Basha duhet të lërë zyrën, ka pasur mjaft kohë të reflektojë

by admin
Spread the love

Drejtore e komunikimit pranë ish-Kryeministrit Berisha, Floriana Garo ka folur gjatë një interviste lidhur me zhvillimet që priten të shoqërojnë 5 Janarin si afatin përfundimtar, që Komisioni i Rithemelimit i ka lënë Lulzim Bashës për të dalë nga selia.

“Më 5 Janar Basha duhet të lërë zyrën. Nuk mund të spekuloj nëse do të ketë shpërthim zyrash. Ne kemi thirrur për protesta paqësore, por sesi do të procedojnë ngjarjet unë nuk mund të them”, u shpreh Garo gjatë një interviste në Report Tv, ndërsa tha se anëtarësia do të veprojë si një përmbarues publik.

“Kjo është ajo që i shkon në mendje njerëzve ky nuk është aspak rasti, ne e kemi theksuar se ky është një revolucion paqësor, ne i kemi lënë boll hapësirë Bashës deri me datë 5 janar, pasi ka pasur mjaft kohë të reflektojë siç ka dashur vullneti i anëtarëve. Pas datës 5 janar anëtarësia do të veproj si përmbarues politik pa dhunë. Vullneti i demokratëve është shprehur nëpërmjet kuvendit të 11 dhjetorit. Më 5 janar Basha duhet të lërë zyrën. Nuk mund të spekuloj nëse do të ketë shpërthim zyrash. Ne kemi thirrur për protesta paqësore, por sesi do të procedojnë ngjarjet unë nuk mund të them. Por demokratët mezi po presin që ai të largohet. Është e drejta jonë, e drejta e çdo demokrati të jetë në selinë e PD-së. Kyçja e zyrave me çelës është një sjellje anormale”, u shpreh.

Në vijim, ajo tha se Bashës i mungon formula e fitores, ndërsa lidhur me protestën e paralajmëruar të 8 Janarit, u shpreh se do të jetë një mega protestë kundër qeverisjes së Ramës.

“Vetëm Berisha mund ta nxjerrë PD nga gjumi apatik. Bashës i mungonte formula e fitores. Berisha di që t’i energjizojë njerëzit dhe ti çojë drejt fitores. Protestat do të nisin më 8 janar që do të jetë një mega protestë. Do të jetë një protestë kundër qeverisjes së Edi Ramës”, tha Garo./Opinion.al

 

You may also like