Garë me kohën për të shpëtuar 13 të bllokuar në minierën e arit në Rusi (fotot)

by admin
Spread the love

Zyrtarët thanë se minatorët janë ende gjallë dhe se shpime specialiste po kryhen në qindra metra shkëmb për të rivendosur kontaktet me të bllokuarit.

Të paktën 13 punëtorë janë të bllokuar nën tokë pas shembjes së galerisë së një miniere ari në lindje të Rusisë.

Sot grupet e kërkimit flisnin për “kushte të vështira” teksa gërmonin mes rrënojave dhe ujit për gjetjen e punonjësve të paktën 100 metra nën tokë.

Aksidenti ka ndodhur prej të hënës në minierën Pioneer në rajonin Amur në lindjen e largët.

“Situata mbetet e vështirë ,” tha guvernatori vendas Vasily Orlov duke shtuar se ende nuk ka komunikim me të bllokuarit, por besohet se janë gjallë.

“Edhe nëse shpimet nuk na çojnë te njerëzit, është e mundur të zbresim aty një kamera për të vlerësuar situatën dhe komunikimin,” tha Orlov.

Një i afërm i minatorëve të bllokuar, citohej nga rrjeti vendas Izvestia të thoshte se minatorët kishin trokitur në tuba për të bërë të dëgjoheshin.

Rimma Akhmadeyeeva tha se katër prej tyre ishin nga qyteti Sibay në rajonin e Bashkortostan.

Agjencia RIA Novosti tha se miniera është në pronësi të prodhuesve të bakrit e floririt UMMC, ndërsa shembja ishte disa herë më e madhe nga sa besohej fillimisht.

Dje ministri i emergjencave Alexander Kurenkov tha se grupet po punonin me shpejtësi maksimale duke gërmuar më shumë se “100 metra” çdo dy orë.

Zyrtarët shtonin se po hetojnë për shkelje të mundshme të rregullave të sigurisë në punë që mund të kenë shkaktuar aksidentin.