Ganiu: Shqipëria në grupin e rëndë me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka dhënë mendimin e tij pas hedhjes së shortit të Euro 2024, ku Shqipëria mësoi rivalët e saj: Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Shqipëria në grupin e rëndë me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Fillimisht jemi të lumtur që Shqipëria ka siguruar kualifikimin dhe do të jetë pjesë e kampionatit europian.

Gjithashtu është nder dhe kënaqësi të shohim futboll cilësor. Me të vërtetë është një grup të rëndë, por në futboll gjithcka edhe mund të arrihet. Unë do të isha nisur nga ajo formulaqë do të jetë e përshtatshme për ne.

Shqipëria nuk është turp të humb nga këto reprezentacione, të cilat kanë cilësi dhe kualitet të dëshmuara në Europiane dhe bgotërore, por nëse bën surpriza që të marrim pikë ose të fitojmë ndonjërën nga këto kombëtare, atëherë këto djelmosha do të jenë krenaria jonë”, deklaroi Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.

You may also like