Gafa e drejtorit të policisë Tiranë për të mbuluar dhunën ndaj protestuesve: Lëre se ka gazetarë

by admin
Spread the love

Dhuna e Policisë së Shtetit, ndaj protestuesve që kundërshtojnë rritjen e cmimit të naftës dhe produkteve të tjera të shportës, ishte e pranishme edhe në protestën e djeshme në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Por rasti më flagrant është kur vetë drejtori i Policisë në Tiranë, Lorenc Panganika, i ka kërkuar efektivëve të vetë të mos ushtrojnë dhunë ndaj një protestuesi sepse ka gazetarë.

Pra, kryepolici jep urdhër për shmangie të dhunës, jo sepse kjo nuk është e lejueshme, por vetëm sepse rreth e rrotull ka gazetarë.

Po të mos kishte gazetarë, dhuna ndaj protestuesve mund të ushtrohej lirisht, kjo është logjika e drejtorit të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika./Shqip

You may also like