Gabim katastrofal nga Milot Rashica, ja arsyeja që iu anulua goli nga penalltia në Turqi

by admin
Spread the love

Skuadra e Besiktasit pësoi humbje në shtëpi nga Antalyaspori, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica shënoi në sekondat e fundit nga pika e bardhë e penalltisë, por VAR-i ia anuloi, shkruan LIG Sport.

Rashica preku dy herë topin gjatë ekzekutimit të penalltisë, dhe kështu gjyqtari së bashku me ndihmën e teknologjisë ia anuluan golin lojtarit kosovar.

Kujtojmë që gol në këtë ndeshje shënoi mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi, pas një asisti të bukur nga Milot Rashica.

Në fund, Beshiktashi u mposht 2:1. Golin e vetëm te skuadra e Rashicës e shënoi shqiptari tjetër Ernest Muçi.

You may also like