Fyejnë Elsa Lilën ato që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip

by admin
Spread the love

Arrestimi i këngëtares së njohur, Elsa Lilës u bë bujë jo vetëm në mediet shqiptare, por edhe në mediet italiane.

Artistja shqiptare u kap nga policia italiane dhe u njoftua se ajo ishte pjesë e një organizate kriminale e cila merrej me shitje të lëndëve narkotike.

“Corriere” gjithashtu zbuloi për autoritetet italiane, se Elsa Lila ishte njeriu i besuar i Arindi Boriçit, i njohur edhe si Rindi, shqiptarit që drejtonte organizatën bashkë me një italian tjetër.

Ky lajm është trajtuar edhe në emisionin “Rrugëtim me Anilën” ku të ftuarit kanë dhënë mendimin e tyre mbi këtë çështje.

Gazetari Milaim Zeka tha se sulmet ndaj saj janë të patolerueshme dhe se moral po bëjnë disa personazhe që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip.

Po të ishte Shqipëria dhe Kosova një vend normal perëndimor ku ne do mund të merrnim lekë, ne do të flisnim edhe me emër e mbiemër, por ne nuk marrim. Tani u ngritën personazhe të tillë që i ndërrojnë 7-8 biznesmenë për një videoklip 3 minuta dhe ta fyejnë Elsa Lilën është e papranueshme dhe e patolerueshme. Çfarë mund të bëj në rastin konkret? Të paktën shpirtërisht dhe moralisht ta mbështes familjen e saj dhe vajzën e saj. U ngritën atje gazetarucë, njerëz që bëjnë shkrime me pagesë të politikanëve dhe drogaxhinjve të ndryshëm dhe nxorën në pah vrasjen misterioze të nënës së Elsa Lilës. Ku ishin këta gazetarë nuk kërkuan nga drejtësia shqiptare për të kërkuar zbardhjen e vrasjes së kësaj gruaje ku dihet nga 99% se kush e vrau, me urdhër të kujt e vranë, në cilën rrugë e vranë. Ne i dimë këto gjëra, por kur s’kemi b**th për të folur atëherë duhet të heshtim. Jo të çohemi dhe ti hipim në kurriz një njeriu që na ka nderuar me muzikën e saj.”- u shpreh gazetari.


You may also like