Futbollisti me prejardhje nga Kosova shkëlqen me dy asistime për fitoren e thellë të Zvicrës

by admin
Spread the love

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Kastriot Imeri, është prej më të mirëve në radhët e Kombëtares së Zvicrës U-21, e cila ngadhënjeu me rezultat bindës 5:1 ndaj Uellsit U-21, në takimin e xhiros së shtatë të Grupit E të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.

Ndeshja u zhvillua në Lausanne, ndërsa të rinjtë zviceranët treguan lojë shumë të mirë.

Imeri luajti titullar, duke asistuar në golin e dytë në minutën e 15-të, që shënoi Ndoye dhe në atë të tretën (20’), ku realizoi Amdouni.

Për Zvicrën shënuan: Mambimbi (12’), Ndoye (15’), Amdouni (20‘ e 50’), Ndoye (47’) dhe për Uellsin Adams (46’).

Portieri Amir Shaipi u paraqit standard sikurse edhe Imeri, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 78-të, ndërsa Ardon Jashari u aktivizua nga minuta e 70-të.

Zvicra me 6 fitore e 1 barazim, kryeson me 19 pikë e Uellsi është i pesti me 7.

You may also like