Fushë Kosova lider, lëmsh në fundin e tabelës 

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fushë Kosova është lider në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B. 

Lëmsh është në fundin e tabelës, tri skuadra me pikë të njëjta (10): Vllaznia e Pozhoranit, 2 Korriku i Prishtinës dhe Arbëria e Dobrajës së Madhe. 

Rezultatet – Grupi B

Ulpiana – Fushë Kosova 0:1
Ramiz Sadiku – Vushtrria 0:0
Vjosa – Arbëria 3:0
Vllaznia – Flamurtari 1:1
Kika – 2 Korriku 1:1

Fushë Kosova kryeson me 28 pikë, Ulpiana 26, Vushtrria 23, Flamurtari 22, Vjosa 20, Kika 16, Ramiz Sadiku 11, Vllaznia 10, 2 Korriku 10 dhe Arbëria 10.

Në javën e ardhshme do të takohen: Vushtrria – Vjosa, Arbëria – Vllaznia, Flamurtari – Kika, Fushë Kosova – Ramiz Sadiku dhe 2 Korriku – Ulpiana.

You may also like