Fushata e MASH-it : Së bashku t’i japim fund dhunës në shkollë

by admin
Spread the love




Të ndërtojmë mjedis shkollor paqësor dhe harmonik pa asnjë formë dhune. Të krijojmë ambient në të cilin të rinjtë do të fokusohen ekskluzivisht në qëllimet reale të procesit arsimor, në përvetësimin e njohurive dhe vlerave që do t’i bëjnë ata njerëz të mirë dhe dhuna nuk do të jetë aspak temë. Nevojitet mjedis ku do të mbizotërojë toleranca, të rinjtë do të respektojnë dallimet e njëri-tjetrit dhe nuk do t’i shohin ato si shkaktarë të konflikteve.

Këto janë porositë që MASH do t’iu dërgojë të gjithë faktorëve të sistemit arsimor përmes fushatës së re për ndërgjegjësimin, veçanërisht te të rinjtë, për rëndësinë e paqes, sjelljes jo të dhunshme dhe tolerante brenda dhe jashtë shkollave.

Do të përpiqemi t’iu afrohemi të gjithëve, nxënësve, mësimdhënësve dhe punonjësve të tjerë të shkollës, prindërve dhe kujdestarëve, për të treguar se kontributi i secilit prej nesh është i rëndësishëm në arritjen e qëllimit. Është e nevojshme t’i jepet përparësi dialogut verbal ndërmjet nxënësve dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve. Rritja e ndërgjegjësimit për pasojat e sjelljeve të mundshme devijuese, të cilat ne i kemi parë, mund të jetë katastrofike.

MASH apelon deri te të gjithë qytetarët, nëse në shkolla vërehet ndonjë formë e sjelljes së dhunshme, të lajmërojnë në adresën elektronike [email protected], gjegjësisht [email protected], ose deri te shërbimet profesionale në shkolla, për të reaguar sa më shpejt dhe për të parandaluar incidente dhe pasoja më të rënda. Vetëm së bashku mund t’i japim fund dhunës në shkollë.


You may also like