Fushata e grabitjeve masive të dyqaneve godet sërish në Filadelfia (video-foto)

by admin
Spread the love

Policia amerikane tha se ka arrestuar dhjetra persona që po grabisnin në masë dyqane të produkteve elektronike Apple apo të veshjeve të markave të shtrenjta, pasi një protestë kundër dhunës se policisë degjeneroi në vjedhje e thyerje në disa zona të qytetit.

Zyrtarët thanë se turma e njerëzve hyri në një qendër tregtare në qendër të qytetit për të shprehur zemërimin e tyre, pas protestës kundër heqjes së akuzave ndaj një polici që vrau me armë një burrë me ngjyrë të armatosur me thikë, një ditë më herët.

Dyqane të shumta u vandalizuan nga turma duke përfshirë një pikë shitjeje Apple, një dyqan këpucësh Foot Locket, madje dhe një dyqan i grupit ‘Lululemon’ që shet pajisje luksi për praktika joga.

Në rrjetet sociale publikoheshin pamje nga trazirat masive ku protestuesit, kryesisht afro-amerikanë grabisnin mallra nga dyqanet duke brohoritur dhe inkurajuar njëri-tjetrin.

Një prej grabitësve dëgjohet që thotë në video: “I thoni policisë ose të më marrë sonte ose ne do ta ndezim këtu”.

Në të tjera video shihen policë që tentojnë të arrestojnë grabitësit e dyqaneve dhe të tjerë që largoheshin me vrap prej tyre.

Sot të gjitha dyqanet e pijeve alkoolike ishin të mbyllura në kryeqytetin e Pensilvanise pas trazirave te se merkurës mbrëma.

Autoritetet thanë se të paktën 20 vetë ishin arrestuar.

Kryebashkiaku tha se do të jepej një dënim shembullor për të kapurit pasi sipas tij “kjo nuk është vjedhje dyqani por një trazirë anarkiste”.


Top Channel

You may also like