Frrok Çupi plas deklaratën e fortë: Secili në PD është një Sali i vogël, ja dy figurat e djegura në opozitë

by admin
Spread the love

Analisti Frrok ­Çupi ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, u shpreh se dështimi i negociatave mes dy grupeve të PD, ishte i pritshëm.

Më tej ai tha se, PD e Alibeajt bëri shumë mirë që nuk bashkpunoi, pasi ai në atë mënyrë do të futej në një thes me të.

“Për mua ishte shumë e pritshme. Bashkëpunimi i grupeve të PD ishte i pamundur. Edhe sikur të ndodhte, do të ishte shumë i rëndë për demokratët, sepse do të futeshin të gjithë në një thes që do mbante emrin e Sali Berishës.

Do të ishte një opozitë që nuk do të mbështetej nga SHBA, do të ishte e pabesueshme për një pjesë të popullit, do të ishte një organizatë e padëshirueshme.

Brenda opozitës është helmi i 30 viteve. Secili në PD është një Sali i vogël, PD-së i duhet edhe një shekull që të fitojë zgjedhjet.

PD-ja zyrtare (ajo e Alibeajt) do duhet që të shkojë në zgjedhje në mënyrë që të provojnë veten.

Më vjen keq që shumë njerëz po mbështesin Metën dhe Berishën, dy figura të djegura”, u shpreh Çupi.

You may also like