FRPD kundër Bashës për kryetarin e ri, Berisha: Ky është një akt stalinist

by admin
Spread the love

Pas vendimit të Lulzim Bashës për të hapur garën për kryetarin e ri ka reaguar FRPD duke e kundërshtuar. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Sali Berisha. Nga Lushnja ku mbajti “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri e cilësoi vendimin e Lulzim Bashës stalinist dhe u bëri thirrje të rinjve të ngrihen. “Ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinisë së PD-së në kokë të tij krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhjet në forumin rinor. Një akt stalinist, i mirëfilltë dhe i dukshëm.

“Duke ardhur këtu, shoh lajmet unë, ka vendosur pa pyetur udhëheqjen e rinise së PD-së, në kokë të tij, krijimin e një komisioni për të bërë zgjedhjet në forumin rinor. Një akt stalinist i mirëfilltë dhe i turpshëm. Të rinjtë te ne dhe gratë nuk janë levat e partisë, por forume me të cilat ndajmë të njëjtat vlera, principe dhe qëllime. Por kanë pavarësinë e tyre. Me këtë formë që ka vepruar sot, nuk ka vepruar njeri në këto 30 vite. Këto mund t’i binte vetëm diktatori, por dhe ai mund të ndiqte ndonjë procedure. I bëj thirrje të rinjve të marrin në dorë këtë foltore siç bëjnë çdo ditë e mëshumë që ta shndërrojmë PD-në në shtëpi të lirisë. Të vendosim rregulla demokratike brenda nesh”, tha Berisha.

Forumi Rinor i Partisë Demokratike nisi sot procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në të gjitha strukturat. Kryetari PD Lulzim Basha udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave dhe ngritjen e një grupi pune që do të mbikqyrë procesin, pasi mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën. Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.

You may also like