Fronti evropian do të jetë jetëgjatë për forcimin e unitetit ndëretnik, dhe një mur i fortë dhe i pakapërcyeshëm – Shqip

by admin
Spread the love

Në zyrtarizimin e bashkëpunimit koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Turke të udhëhequr nga Beycan Iljaz, lideri i BDI-së Ali Ahmeti vuri në duke rëndësinë e kësaj marrëveshje historike që synon të ndryshojë peizazhin politik në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti theksoi edhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit dhe ndikimin e saj në përmirësimin e statusit të komuniteteve turke, boshnjake dhe rome. Ai gjithashtu përmendi një rast të veçantë nga Komuna e Kërçovës, ku komuniteti turk kërkoi zyrtarizimin e gjuhës turke, një kërkesë që u përmbush me sukses.

Ahmetit tha që kjo marrëveshje pasqyrohet nga një ndjenjë e thellë e unitetit dhe bashkëpunimit ndëretnik. Ai vuri në dukje se marrëveshja e re do të jetë një front i fortë dhe i qëndrueshëm që do të mbrojë dhe forcojë Marrëveshjen e Ohrit, duke e bërë atë të pakapërcyeshme nga ndonjë përpjekje për ta dëmtuar. Ky front, sipas Ahmetit, do të ndërtohet mbi themelet e bashkëpunimit ndëretnik dhe do të kontribuojë në stabilitetin dhe paqen e rajonit, duke u përqendruar në integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Fjalimi i plotë:

I nderuar kryetar i Partisë Demokratike turke, doktor Beycan, i dashur kryeministër, kandidat për president Bujar Osmani, dhe funksionarë të lartë të BDI-së dhe PDT-së në Maqedoninë e Veriut.
Të gjithë sot në këtë sallë i shoh se sytë u shkëlqejn dhe plot gëzim. Sot i kamë dy gëzime, gëzimin e parë e kam sepse po bëhet një marrëveshje vërtet histore për të dy komunitetet tona edhe për shqiptarët edhe për turqit. Gëzimin e dytë e kam se 22 vite po bëj përpjekje për një fron të tillë dhe pas çerek shkulli po realizohet.

Mendoj se Marrëveshjes së Ohrit i duhen të gjitha partitë politike, për të ndryshuar statusin politik në Maqedoninë e Veriut. U ndryshua statusi i popullit turk, boshnjak, dhe rom. Këtë ndryshim ma ka thënë dhe presidenti i ndjerë Trajkovski i cili më tha se me marrëveshjen e Ohrit kam fituar dhe unë, sepse u pranua dhe besimi i evangjelis që ishte i papranuar në këtë shtet. Marrëveshja e Ohroit është një pasuri dhe kapital për komunitetet që ishin të magjinalizuara.

Më çojnë një telegram nga Komuna e Kërçovës dhe më pyesin, kërkon komuniteti turk zyrtarizimin e gjuhës turke në Këçovës, por duhet që unë ta vërtetoj me një dokumentacion të nënshkruar nga unë. Skam hezituar fare në vend kam lëshuar dokumentacionit dhe është votuar në kuvendin e Komunës së Kërçovës që gjuha turke të jetë zyrtare.

Marrëveshja e Ohrit jo vetëm që forcohet me këtë front por çelikoset që askush të mos mund as ta rrënojë as ta nëprëkëmbi, ky front ndërtohet me boshnjak, turq, rom e shqiptar, pikërisht këto e kanë pasurinë më të madhe të kësaj marrëveshjeje.
Më bëri pështypje deklaratat e gjeneralit të ushtrisë turke me rastin e inagurimit të aeroportit të Aviacionit Ushtarak në Kuçovë të Shqipërisë. Përveç marrëdhënieve etnike mes dy vendeve, ai veçoi edhe lidhjet tona 500 vjeçare, por në veçanti lidhjet e forta, urat e çelikta, shqiptarët e turqisë dhe turqit në shqipëri e rajon, kjo është lidhja më e madhe mes dy kombeve.

Ky front do të jetë jo për përdorim të njëhershëm për zgjedhjet presidenciale e lokale, ky front do të jetë jetëgjatë sepse interesat janë të përbashkëta nuk mund t’i ndajmë njerzit që jetojnë bashkë, seps janë krijuar familje.
Ne kemi vetëm një dallim vetëm gjuhën, ndërsa të gjitha të tjerat i kemi të përbashkëta. Ky front edhe ju vetë të dashur të përkatësisë së komunitetit turk do ta provoni se më shumë se politikë do të jetë bashkëpunim vllazëror.
Ne po bëjmë përpjekje bashkë që vendin ta antarësojmë në BE, gjithashtu që të forcojmë dokumentat e pakontestueshme të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së Prespës, marrëveshjen për fqinjësi të mirë, paqe dhe stabiltete për vendin dhe rajoni. Prandaj motoja jonë jo rastësisht është po Evropës dhe jo Rusisë, sepse ne duam paqe dhe stabilitet për të gjitha kombet në Evropë.

Të nderuar vllezër e motra unë do të doja që ju t’i përhapni këto ide njerëzore se po bëhemi bashkë për të ardhmen e fëmijëve tanë, këto janë përpjekje sa fisnike aq edhe në dobi të njerëzve dhe familjeve tona që të nesërmen ta bëjmë edhe më të mirë dhe më të begatë, sepse punët e mëdha nuk bëhen vetëm por kur jemi të gjithë bashkë rreth një qëllimi as muri e as kështjella me një gurë nuk bëhet, prandaj të gjithë ju nga një gurë e bëjmë një murë të fortë të pakapërcyeshëm.
Të rrojnë popujt tanë, rrofshi të gjithë ju urime dhe suksese për këtë front i cili do të përballet me beteja edhe më të forta drejt realizimit të qëllimeve tona përfundimtare. /Indeks.mk

You may also like