Frashëri duhej dërguar me urgjencë në spital, ambulanca mbeti në lloç të fushës

by admin
Spread the love

Një ngjarje aspak normale ka ndodhur dje në sfidën mes dy ekipeve që duan titullin në Kosovë.

Minuta e 95, Gjilani 0-1 Ballkani për javën e 27 në Superligën e Kosovës.Skuadra mike po merrte tri pikët që do e nxirrnin në pozitë të favorshme për titullin kampion.

Goditja e fundit ishte nga këndi, me gardianin Koliçi që la portën për të ndihmuar sulmin.

Krosim dhe gol, pikërisht nga Koliçi. Pogradecari barazon gjithçka në limite, teksa çon peshë tifozët pasi nuk ndodh që një portier të shënojë shpesh.

Ndërkohë që të gjithë festonin, tifozët mësynë fushën dhe dhunuan portierin mik, Stivi Frashëri.

Korçari mori disa goditje, ndërsa u transportua me urgjencë në spital. Në momentin që ambulanca po linte fushën, balta e stadiumit e bëri të pamundur që mjeti të ecte.

Kanë qenë lojtarët e Gjilanit që i kanë dhënë “disa duar” ambulancës, teksa për 20 minuta sipas krerëve të Ballkanit, Frashëri mbeti pa ndjenja nga shkelmat.

You may also like