Franz Beckenbauer vdiq: Bayern Munich të pikëlluar me humbjen e legjendës së tyre

by admin
Spread the love

Në moshën 78-vjeç ka vdekur legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer.

Legjenda gjermane ka vdekur gjatë ditës së djeshme ka njoftuar gazeta gjermane Bild.

Vdekja e djalit të tij Stephan (46) në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 e ndikuan atë.

Që atëherë, edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit.

Në lidhje me vdekjen e tij, ka reaguar edhe klubi i tij, Bayern Munich, të cilët ndihen të pikëlluar me humbjen e tij.

”Papritur, bota jonë nuk është e njëjtë si dikur – më e errët, më e qetë dhe më keq. Kampionët rekord janë në zi për humbjen e Franz Beckenbauer, “Kaiser” i pakrahasueshëm pa të cilin FC Bayern nuk do të ishte bërë kurrë klubi që është sot”.

Beckenbauer vdiq të dielën, ndërsa lajmi është kumtuar nga familjarët vetëm të hënën.

You may also like