FRANCË – Sulmi kibernetik ndaj sigurimeve shëndetësorë prek 33 milionë persona

by admin
Spread the love



PARIS, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Më shumë se 33 milionë persona në Francë janë prekur nga një sulm hakerimi kundër dy kompanive të shërbimeve të sigurimit shëndetësor.

Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave CNIL tha sot se sulmi komprometoi informacione duke përfshirë emrat, datat e lindjes dhe numrat e sigurimeve shoqërore.

Megjithatë, informacione të mëtejshme si të dhënat e llogarisë, adresat dhe historia mjekësore nuk ranë në duart e palëve të paautorizuara.

Dy kompanitë e shërbimeve informuan autoritetin për sulmin në janar.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalluku: Pagat për kontrollorët e trafikut ajror dhe inxhinierët e Albcontrol rritje me 30 %


You may also like