FRANCË – Reforma e pensioneve provokon raundin e dytë të protestave

by admin
Spread the love

PARIS, 31 janar /ATSH-DPA/- Protestues të shumtë dolën sot në rrugë në shumë qytete të mëdha franceze, në raundin e dytë të demonstratave kundër përpjekjes së presidentit francez, Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Banorët demonstruan në Toulouse, Rennes dhe Grenoble, ndërsa protestat filluan në shkolla, hekurudha, rafineri dhe në sektorë të tjerë. Qeveria anagazhoi në terren 11 000 policë civilë dhe ushtarakë në të gjithë vendin.

Gjatë raundit të parë të protestës, të organizuar nga sindikatat dy javë më parë, vlerësime të ndryshme treguan se morën pjesë 1 deri në 2 milionë banorë.

Qeveria e Francës kërkon të rrisë gradualisht moshën e rregullt të pensionit, sepse sistemi aktual nuk është i zbatueshëm në planin afatgjatë. Ajo gjithashtu ka planifikuar të rrisë më shpejt numrin e viteve të nevojshme, për të marrë një pension të plotë dhe të heqë disa sisteme individuale me privilegje për grupe të caktuara profesionale.

Ndërsa, zyrtarisht mosha aktuale e daljes në pension është 62 vjeç. Punëtorët që nuk kanë paguar në sistem për një kohë të gjatë për të marrë një pension të plotë, qëndrojnë në punë.

Qeveria ka planifikuar të rrisë pensionin minimal mujor në rreth 1,200 € (1,300 dollarë).//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like