FRANCË – Parlamenti miraton përfshirjen e të drejtës së abortit në kushtetutë

by admin
Spread the love



PARIS, 4 mars /ATSH-DPA/- Parlamenti francez votoi sot për të përfshirë të drejtën e abortit në kushtetutë.

Shumica e tre të pestave të kërkuara për këtë u arrit gjatë një takimi sot të të dy dhomave të parlamentit në Versajë. Vetëm 72 deputetë votuan kundër dhe 780 votuan pro.

“Ne jemi të përhumbur nga vuajtja dhe kujtimi i kaq shumë grave që kanë vuajtur për dekada nga mungesa e mundësisë për të qenë të lira”, tha kryeministri Gabriel Attal.

Gjatë votimit, disa qindra aktivistë kundër abortit u mblodhën pranë Kongresit në Versajë për të protestuar kundër ndryshimit kushtetues.

Kisha Katolike gjithashtu e bëri të qartë se vazhdon të refuzojë abortet.

Abortet deri në javën e 10-të të shtatzënisë janë lejuar në Francë që nga viti 1975.

Që atëherë, ligji ka ndryshuar për të lejuar gratë të kryejnë abort deri në javën e 14-të të shtatzënisë dhe shpenzimet e procedurës mbulohen nga sigurimet shëndetësore.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: 577,515 udhëtarë vizituan vendin në shkurt 2024, rritje prej 69% nga viti i kaluar


You may also like