FRANCË – ”Le Monde”: Rritja e çmimeve të energjisë çoi në mbylljen e fabrikave

by admin
Spread the love

PARIS, 21 shtator /ATSH-AA/ – Gazeta franceze “Le Monde” shkroi se fabrikat nuk mund të qëndronin përballë rritjes së çmimeve të energjisë në vend dhe u detyruan të ndalonin prodhimin.

Në lajmin e gazetës me titullin “Çmimet e energjisë rriten, fabrikat mbyllen”, thuhet se shumë kompani të vogla dhe të mesme kufizuan prodhimin e ndonjëherë edhe ndaluan plotësisht, ndërsa parashikohet që gradualisht situata të përkeqësohet.

Në lajm u theksua se masat dhe përpjekjet për kursimin e energjisë të shpallura nga qeveria nuk ishin përfundimtare pasi fabrikat ndaluan prodhimin e tyre duke u dorëzuar përballë rritjes së çmimeve të energjisë.

Duke kujtuar se gjiganti francez i qelqit “Duralex” nuk do të prodhojë për 5 muaj, më tej thuhet se prodhuesi i çelikut, LME do të ndalojë prodhimin në fabrikat e tij veriore që nga 31 dhjetori, “ArcelorMittal” ngadalësoi prodhimin dhe prodhimi i “Arc France” u përgjysmua.

Më tej bëhet e ditur se lista e kompanive që mbyllën dhe kufizuan prodhimin po rritet.

Në lajmin se kompania e metalit të grupit Le Bronze-Alloys në Custines, pranë Nancy, njoftoi vendimin e saj për mbylljen më 16 shtator, më tej thuhet: “Përveç kësaj, industria e çelikut, qelqit, metalit dhe dhjetëra mijëra kompani të vogla dhe të mëdha që kanë nevojë për konsum intensiv të energjisë kërcënohen me mbyllje”.

Thuhet se 42 për qind e 22 mijë anëtarëve të Federatës Franceze të Sipërmarrjes dhe Sipërmarrësve (FEEF) presin që fitimet e tyre në fund të vitit të ulen me më shumë se 30 për qind dhe bazuar në sondazhet e kryera nga Konfederata e Përgjithshme e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në mesin e anëtarëve të saj, llogaritet se 150 mijë kompani janë nën kërcënim.

Mekanizmi mbështetës i përzier

Masat e shpallura nga qeveria për mbështetjen e kompanive janë mjaft komplekse dhe të kufizuara, duke kujtuar se bizneset duan të aplikojnë çmim të lartë në energjinë elektrike.

Po ashtu thuhet se fatura e gazit natyror të “Arc France” arriti në 75 milionë euro në vitin 2022, duke u katërfishuar nga viti i kaluar.

Një tjetër prodhues xhami “Duralex” do të ndalojë prodhimin për 5 muaj që nga 1 nëntori, pasi fatura e energjisë prej 2.5 milionë euro vitin e kaluar arriti në 12-13 milionë euro këtë vit. Gjithashtu thuhet se disa nga 250 punëtorët që punojnë në fabrikë do të pushohen nga puna dhe do t’u paguhet 95 për qind e pagave.

“Duralex” deklaroi se nuk është e qëndrueshme që kostoja e energjisë të arrijë në 40 për qind të xhiros.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like