Fotot/ Stadiumi i ri i Durrësit, prezantohen tre projektet arkitekturore

by admin
Spread the love

Është zhvilluar sot Konkursi Ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit.

Për projektin garojnë tre studiot prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV (Holandë).

Projekti i parë i studios belge 51N4E, ka një veçanti në tribunën qendrore, që do të ketë stilin e mitikut Bombonera.

Stadiumin ku Boca Juniors luan takimet shtëpiake në kampionatin argjentinas. Kapaciteti i tifozëve do të jetë rreth 15 mijë.

Stadiumi “Niko Dovana” në Durrës është infrastruktura tjetër sportive pas Stadiumit të Korçës, që do të transformohet në një qendër të re shumëfunksionale për qytetin, ku jo vetëm do të ofrohen kushte optimale për kompeticionin kryesor, futbollin, por edhe biznesi e argëtimi do të kenë hapësirat e tyre të dedikuara, ku të ketë atraksione për të gjithë ata që vizitojnë Durrësin.


Top Channel

You may also like