Fotolajm/ Benet Beci takon Xhaferin, zbulohet kush është armiku nr.1 i Vllaznisë

by admin
Spread the love

Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ishte pranë ekipit të Vllaznisë para ndeshjes që do të luhet me Tiranën, ku takoi edhe presidentin e skuadrës, Alban Xhaferim.

Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, teksa Beci shihet i buzëqeshur krah Xhaferit, një pankartë tërheq vëmendjen.

“Armiku numër 1, mos na hipi vetja në qejf”, shihet e shkruar në zhveshtore, që duket si ‘motivim’ për lojtarët që zbresin sot në fushë.

Vllaznia është në vendin e tretë me 43 pikë dhe luan sot në Shkodër në orën 17:00 në kampionat kundër Tiranës së vendit të gjashtë me 35 pikë.


Top Channel

You may also like