Foto/ Temperaturat përvëluese shkaktojnë zjarre në shumë shtete të Europës, digjen shtëpi dhe biznese! Mijëra qytetarë largohen nga banesat

by admin
Spread the love

Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha duke shkatërruar gjithçka përfshirë shtëpi.

Më shumë se 1000 persona janë evakuuar në një resort luksoz në Malaga të Spanjës pasi flakët vërshuan drejt qyteteve të Alhaurin de la Torre dhe Alhaurin el Grande.

Zjarrfikësit portugezë po luftojnë për të shuar 13 vatra të ndryshm në të gjithë vendin ndërkohë lumi Po i Italisë po përballet me thatësirën më të madhe në 70 vitet e fundit.

Në Francë mijëra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre ndërsa 1000 zjarrfikës të mbështetur nga dhjetë avionë po vazhdojnë betejën me dy vatra të mëdha zjarri që shpërthyen të martën për shkak të temperaturave të larta.

Zjarret kanë djegur tani 7,300 hektarë bimësi në Gironde, një rritje prej 2,000 hektarësh vetëm brenda natës, thanë autoritetet.

Një nga vatrat e zjarrit në Francë ka përfshirë një pyll në jug të qytetit turistik të Atlantikut të Arcachon, një pikë që tërheq vizitorë nga e gjithë bota gjatë sezonit të verës.

Ndërsa tjetra është një park jo shumë larg luginave të mbushura me vreshta që kanë luftuar edhe me mot më të nxehtë se ai i këtij viti.

Disa nga avionët dhe pajisjet e zjarrfikësve që ishin planifikuar të ekspozoheshin në paradën e Ditës së Bastiljes të së enjtes në Paris, u devijuan për t’u përdorur në zjarret në rajonin e Bordo. Zjarret shpërthyen gjithashtu në Francën juglindore dhe në veri të Parisit.

Rruga Press

You may also like