FOTO/ Nga Brdaric te Longo, çfarë makinash kanë trajnerët e Superiores, i sfidon ish-trajneri i Prishtinës me biçikletë…

by admin
Spread the love

Ndonjëherë makina është mjet pune, ndonjëherë është edhe çështje luksi apo pasioni, por meqenëse shpeshherë bëhet objekt diskutimi, jo vetëm për personazhet VIP të sportit brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj, këtë herë “Panorama Sport” do t’ju shuajë kuriozitetin, duke listuar se çfarë lloj automjetesh kanë trajnerët e Superiores.

E nisim me Orges Shehin. Trajneri i Tiranës përdor një makinë tip “Ford Mondeo” e vitit 2015, ndërsa trajneri Edi Martini u kthye nga Shkodra për të marrë drejtimin e Teutës edhe një herë me një fuoristradë të sigurt, si “Volvo”. Ndërkohë, Bledi Shkëmbi deri para pak ditësh përdorte një “MercedesBenz GLK” të viteve të fundit dhe mësohet që e ka shitur, por kjo nuk ka lidhje me krizën që po kalon Dinamoja.

Mes tyre ka edhe një kuriozitet, që është se Mirel Josa aktualisht nuk ka një makinë, ka pasur deri para pak kohësh, por e ka shitur me idenë për ta ndërruar duke blerë një tjetër dhe sot po drejton një biçikletë e po i merr të gjithë përpara. Ai nuk e ka mendjen te luksi, por kërkon edhe një revansh tjetër në karrierën e tij, sepse dihet që është një nga trajnerët më të suksesshëm të viteve të fundit, duke fituar titullin kampion me Tiranën dhe katër të tjerë me Skënderbeun.

Kurba e suksesit të tij pati një luhatje, me rënien me Tiranën nga kategoria apo me një ecuri jo fort të mirë te Kukësi. Mirëpo, po dëshmon edhe një herë që mbetet një nga trajnerët më cilësorë të kampionatit shqiptar dhe këtë po e tregon tani me Laçin, duke marrë në drejtimin e kurbinasve 5 fitore, mes tyre me Tiranën, Kukësin e Teutën, një barazim dhe vetëm një humbje në shtatë ndeshjet që ka qenë në stolin bardhezi. Pra, Mirel Josa aktualisht po i merr të gjithë përpara me një biçikletë. Ndërkaq, vazhdojmë me Brdariçin, i cili ka zgjedhur një “Ford Fiesta” të vitit 2016 apo Ndreu i Kastriotit që përdor një markë gjermane si “Volkswagen Golf 6”

Ndërsa tekniku i Partizanit, Ilir Daja, përdor një automjet tip “Mercedes-Benz E Class” të 2014-ës. Trajneri i ardhur së fundmi në stolin e Egnatias, shqiptari i Maqedonisë, Zekirija Ramadani, ka ardhur në Shqipëri me një “Mercedes-Benz GLE” 2017. Në Korçë, Migen Memelli ka një makinë tip “Audi A4” të vitit 2011. Ndërkohë, i fundit në listë është trajneri italian i Kukësit, Diego Longo, që është shprehur se përdor një makinë elektrike të markës “Kia”.

You may also like