FOTO/ “Ironi fati” në “Niko Dovana”, Duro dhe Tetova në tribunë

by admin
Spread the love

Erzeni ndeshet me Kukësin në “Niko Dovana” në kuadër të javës së tetë të “Abissnet Superiore”. Nuk kanë munguar në stadium edhe personazhe të njohur të botës së futbollit në Shqipëri.

Midis tyre ajo që bie në sy është prania edhe e dy personazheve Shpëtim Duro dhe Edlir Tetova. Ky i fundit u largua sot zyrtarisht si trajner i Egnatias dhe vendin e tij e mori pikërisht Shpëtim Duro, i zyrtarizuar po sot.

Të dy personazhet ndodhen në tribunën e “Niko Dovanës”. Një ironi fati deri diku që vetëm bota e futbollit mund ta mundësojë. Tetova u largua nga Egnatia pasi rrezikohej objektivi i klubit që është arritja e Kupave të Europës. Nga ana tjetër Duro ka ardhur si “shpëtimtari” i këtij objektivi.

Duro ka shkuar në Durrës për të studiuar ekipin e Kukësit, pikërisht ekipi që do të ndeshet në debutimin e tij me Egnatian. /oversport.tv

 

You may also like