FOTO/ Incidente në Letoni-Kroaci, një tifoz kroat futet në fushë, e shpëton ish-trajneri i Dinamos së Tiranës

by admin
Spread the love

Përveç incidenteve të vogla si hedhja e një gote që për pak sa nuk goditi Joshko Guardiolën dhe hedhja e disa koshave të plehrave, të cilat çuan në mbërritjen e forcave speciale letoneze para seksionit të tribunës me tifozë kroatë në Riga në fund të ndeshjes. Takimi ndërmjet Letonisë dhe Kroacisë në kualifikueset e EURO 2024, pati edhe një mysafir të paftuar në fushë.

Një tifoz me kapele, xhaketë të zezë dhe xhinse, i veshur me një flamur kroat me të shkruar “Tomislavgrad”, vrapoi në fushë, pas të cilit një roje sigurie e rrëzoi atë dhe e nxori jashtë fushës, i shoqëruar nga një tjetër. E gjithë kjo është përcjellë nga trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, i cili është përfshirë dhe ka tentuar ta ndihmojë.

“Mirënjohje për ata djem që erdhën këtu në Riga në këtë mot të ftohtë. Nuk e di sa ishin, diku rreth dy mijë. Kjo është ajo që ne kemi nevojë. Tifozi hyri në fushë dhe rojet e sigurisë u treguan të vrazhdë me të. Ne u munduam disi që ta nxjerrim nga ajo situatë”, tha Daliç për “Nova TV”.

 k3 k4

PANORAMASPORT.AL

The post FOTO/ Incidente në Letoni-Kroaci, një tifoz kroat futet në fushë, e shpëton ish-trajneri i Dinamos së Tiranës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like