FOTO/ Humbi kontrollin e mjetit, aksidentohet gazetarja e njohur

by admin
Spread the love

Gazetarja e njohur Sonila Meço është përfshirë në një aksident gjatë mesditës së sotme në Tiranë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Kodra e Dielli në periferi të kryeqytetit teksa gazetarja po drejtonte makinën e saj fuoristradë, tip “Dodge”.

 

Paraprakisht, sipas fotove të publikuara nga Tema, dyshohet se gazetarja ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës duke u përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

Nga përplasja është rrëzuar shtylla si edhe është dëmtuar makina, ndërkohë që ajo pret sipas rregullave brenda mjetit deri në ardhjen e policisë për të bërë këqyrjen e vendit të aksidentit.

Për të fat të mirë nuk ka të lënduar nga aksidenti përveç dëmeve materiale.

The post FOTO/ Humbi kontrollin e mjetit, aksidentohet gazetarja e njohur appeared first on NTV.

You may also like