Forumi i Sigurisë në Ohër: Lufta në Ukrainë ushtron presion shtesë mbi situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

by admin
Spread the love

Tema nga fusha e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal, me pyetje nga sfera e infrastrukturës kritike, gjendja gjeopolitike dhe si nënkuptohet ajo në rajon, natyrisht edhe në aspektin e situatës rreth Ukrainëd. do të diskutohen dhe do të shqyrtohen në Forumin rajonal të Sigurisë “Roli i NATO-s në projektimin e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor” i cili n[ organizimt të NATO-s – Organizata Marshall Alumni nga sot mbahet në Ohër.

Vlerësimi i pjesëmarrësve të seminarit, përfshirë profesorë nga SHBA, nga Kolegji i NATO-s në Romë, profesorë, ekspertë dhe diplomatë në fushën e sigurisë nga vendet e Ballkanit dhe BE-ja, është se ngjarjet në Ukrainë dhe propaganda e huaj përfaqësojnë presion shtesë në hapësirën e Ballkanit, një rajon që tashmë mban epitetin zonë politikisht e paqëndrueshme.

Situata e pazgjidhur në lidhje me statusin dhe stabilitetin e brendshëm të Bosnjë e Hercegovinës, pastaj marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, efektet në punët e brendshme në Mal të Zi me institucionet e tij të dobëta, ndarja e sektorit të sigurisë në vend, qëndrimi i njohur i Bullgarisë ndaj Maqedonisë, për ekspertët janë pyetjet që po ashtu, e bëjnë rajonin të cenueshëm dhe të nënshtruar ndaj ndikimeve të jashtme për realizimin e interesave të caktuara.

“Situata në Ballkan do të varet kryesisht nga rezultati i krizës në Ukrainë. Nëse Rusia ka sukses në Ukrainë, nuk do të jetë mirë për Ballkanin Perëndimor, pasi do të krijojë orekse të reja, Serbia, e barabartë me Rusinë, e pakënaqur me humbjen e territoreve, mund të nisë një procedurë të ngjashme. Nga ana tjetër, nëse Rusia nuk fiton, do të ketë tentativa për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe në këtë mënyrë dëmton BE-në dhe procesin e integrimit të rajonit në Union, vlerëson profesori Mehmedin Tahiroviq nga Mali i Zi.

Sipas tij, ajo që është simptomatike për rajonin është se koha tregon se problemet nuk po zgjidhen.

“A ka ndonjë qëllim tjetër për riorganizime në Ballkan që kemi biseduar dhe që ka paralajmëruar Jansha, do ta shohim. Koha tregon se gjërat në Ballkan nuk zgjidhen. Pyetja kryesore është pse. Jemi në NATO, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë kandidatë për në BE, ndërsa problemet nuk po zgjidhen. Besoj se jemi në pritje të zgjidhjes së sigurisë për çështjet e pazgjidhura territoriale dhe vetëm atëherë do të jetë e mundur që vendet e Ballkanit Perëndimor të përparojnë në procesin e integrimit evropian. Në fund, gjithçka do të varet nga rezultati i luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse rajoni do të jetë në planin e dytë apo të parë”, tha profesor Tahiroviq.

Profesor Metodi Haxhi-Janev vlerëson se situata e sigurisë në rajon lëviz në të gjitha drejtimet e mundshme dhe problemet e brendshme në vendet e rajonit bëhen shqetësim themelor për ata që duan t’i përdorin në plan të jashtëm.

 

“Në konkurrencën gjeostrategjike dobësi të tilla shumëfishohen dhe kthehen kundër sistemit të sigurisë, kështu që të gjitha anët negative në shoqëri, si korrupsioni, qeverisja e keqe, pabarazia, mungesa e unitetit, janë burime që mund të përdoren për të arritur qëllime në kundërshtim me interesat e shtetit dhe qytetarëve!, tha ai.

Kur është fjala për çështjen aktuale të ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, profesori theksoi mungesën e kohezionit në nivel të brendshëm, mungesa e të cilit, sipas tij, gjithmonë do të gjenerojë jostabilitet në nivelin e sigurisë.

Zëvendësambasadori i Gjermanisë, Oto Graf, kujtoi qëndrimin e njohur tashmë të Berlinit se ai mbetet në vijën e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në BE. Siç tha ai, lufta në Ukrainë sigurisht që sjell pasoja të përshtatshme politike për të gjithë, për rajonin, sigurisht edhe për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, qëndrimi i qartë i Maqedonisë dhe mbështetja e Ukrainës padyshim e forcon pozitën e vendit në kontekstin e NATO-s.

Kur bëhet fjalë për ndryshimet kushtetuese në vend, diplomati gjerman thotë se është i vetëdishëm për kompleksitetin e situatës dhe komponentin emocional të çështjes.

“Ne kemi parë në të kaluarën që vendet e tjera kanë të njëjtat vështirësi që i ka tani Maqedonia e Veriut. Ne e kuptojmë se është e vështirë kur duhet diskutuar për identitetin kombëtar. Vështirësi të tilla kaluan edhe vende të tjera që janë tani anëtare të BE-së. Por të gjitha këto vende filluan një hap të ri në marrëdhëniet e tyre me fqinjët e tyre. Ai proces duhet parë jo vetëm si statik, por edhe si një hap dinamik, duhet të dini se ku po shkoni dhe pse po e bëni, tha ai, duke theksuar se i takon vetë shtetit, konkretisht Kuvendit të vendosë nëse do t’i miratojë ndryshimet kushtetuese.

Duke parë pragmatikisht, vuri në dukje ai, me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, bëhet e qartë se ata janë një entitet i veçantë, gjegjësisht se nuk janë maqedonas.

Në takimin në Ohër, ndër të tjera, autoritetet në fushën e sigurisë së të dhënave nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim në Rajon me seli në Sarajevë do të diskutojnë për bashkëpunimin në aspektin e mbrojtjes së të dhënave, duke theksuar rëndësinë e çështjes në bashkëpunimin rajonal, si pjesë e pakos së infrastrukturës kritike.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like