Formacioni i pasanikëve në Botëror, kush janë 11 lojtarët me vlerën më të lartë në treg

by admin
Spread the love

Një formacion ëndrrash që vlen më shumë se një miliard euro. Kush janë lojtarët më të shtrenjtë që do të zbresin në fushë me kombëtaret respektive në Kupën e Botës, Katar 2022.

Në këtë skuadër magjike, që luan me skemën 4-2-3-1, Manchester City, Real Madrid dhe Bayern Mynih janë skuadrat që përfaqësohen nga më shumë lojtarë.

Ja kush është Top 11 në Botëror, bazuar në vlerën e kartonit që kanë futbollistët në treg.

Në portë qëndron THIBAUT COURTOIS (Belgjikë), kartoni i të cilit vlerësohet 60 milionë euro. Mbrojtja përbëhet nga JOAO CANCELO (Portugali) që vlen në treg 70 milionë euro, MATTHIJS DE LIGT (Holandë) kartoni i të cilit vlerësohet 70 milionë euro, RUBEN DIAS (Portugali) vlen 75 milionë euro në merkato dhe ALPHONSO DAVIES (Kanada) 70 milionë euro.

Në mesfushë është PEDRI (Spanjë) me vlerën e kartonit 100 milionë euro, FEDERICO VALVERDE (Uruguai) gjithashtu vlen 100 milionë, PHIL FODEN (Angli) me vlerë 110 milionë euro, JAMAL MUSIALA (Gjermani) 100 milionë euro, VINICIUS JR (Brazil) me vlerë tregu 120 milionë dhe në majë të sulmit KYLIAN MBAPPÉ (Francë), kartoni i të cilit vlerësohet 160 milionë euro. / Oversport.tv

Foto: Kylian Mbappe Twitter

You may also like