Formacioni anti-Inter/ Rikuperohet një mesfushor, Kean gati të zërë vendin e Vlahovic

by admin
Spread the love

Në shtëpinë e Juventusit ka nisur numërimi mbrapsht për derbin e Italisë ndaj Interit.

Supersfida e radhës mes dy skuadrave do të marrë jetë në mbrëmjen e së dielës. Në orën 20:45, vendi apenin do të mbajë frymën, në kapitullin e radhës të historisë së lavdishme të ndeshjeve mes tyre.

Në përballjen e 26 nëntorit, Interi vjen në Torino me avantazhin e dy pikëve mbi Juven në klasifikimin e përgjithshëm.  Bardhezinjtë mund të bëjnë llogaritë e formacionit edhe me 2 rikthimet e rëndësishme në mesfushë. Weston McKennie dhe Fabio Miretti kanë lënë pas dëmtimet dhe do të jenë gati për derbin në fundjavë.

Në 11-shën titullare, përpara portierit Wojchiec Szczecny do të rreshtohen mbrojtësit Gatti-Bremer-Rugani. Nga krahët Filip Kostic dhe Cambiasso janë të motivuar më shumë se kurrë për t’i bërë autostrada krahët e tyre në fushë. Në repartin e avancuar, Chiesa që vjen në formë të mire, do të udhëheqë majën e sulmit juventin. Së bashku me 26-vjeçarin, pritet që të luajë edhe Moise Kean.

Ky i fundit duket se ka fituar balotazhin me Dusan Vlahovic, por ende trajneri Massimiliano Allegri nuk e ka ndarë përfundimisht formacionin për këtë sfidë.

Emocione dhe spektakël pritet të sjellë kjo e dielë live dhe ekskluzivisht vetëm në platformën Shqip, me sfidën Juventus-Inter, që do të mbërthejë përpara ekranit mijra tifozë nga vendi ynë./ Super Sport


Top Channel

You may also like