Formacionet zyrtare: Arsenali synon ngritjen në tabelë në sfidën ndaj Crystal Palace

by admin
Spread the love

Arsenali është mysafir i Crystal Palace në Selhurst Park në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të kampionatin anglez.

Topçinjtë ndodhen në vend të pestë në renditjen tabelare me pikë të barabarta me Tottenham Hotspur që ndodhet një pozitë më lartë.

Fitorja eventuale do ta kthejë Arsenalin në vend të katërt me dy pikë më pak se Chelsea që mban vendin e tretë.

Crystal Palace mban vendin e 12-të në tabelë me 34 pikë, 12 pikë më shumë se zona e rrezikut për të rënë nga Liga Premier.

Formacioni startues i Crystal Palace: Guaita; Clyne, Andersen, Guéhi, Mitchell; Gallagher, Kouyate, Schlupp; Zaha, Mateta, Ayew.

Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; Cedric, White, Gabriel, Tavares; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Lacazette.

You may also like