“Forcat serbe kanë filluar të largohen nga veriu i Kosovës”, SHBA: Vendimi ndihmon në de-përshkallëzimin e tensioneve

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby ka deklaruar se forcat serbe kanë filluar të largohen nga veriu i Kosovës.

Sipas Kirby-t, vendimi ndihmon në de-përshkallëzimin e tensioneve.

Meqenëse ne deklaruam publikisht se i kishim parë forcat serbe në kufi, ne i kemi parë edhe ata të fillojnë t’i largojnë ato forca. Dhe kjo është një gjë e mirë, që do të ndihmojë në de-përshkallëzimin e tensioneve – nuk do t’i eliminojë ato, por do të ndihmojë në de-përshkallëzimin e tyre”- tha Kirby.

Deklarata e Kirbyt vjen një ditë mesazhit të zëdhënësit të DASH Matthew Miller se pretendimet nuk janë konfirmuar ende, por nëse lajmi është i vërtetë “ky do të ishte një hap i mirëpritur”.

“Pra, ne kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr personelin dhe pajisjet ushtarake nga kufiri, por ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur, diçka që ne kërkuam që të ndodhte javën e kaluar dhe ne do t’i mirëpresim ata që të kenë marrë atë hap“- tha Miller.


Top Channel

You may also like