Fokusi tek e ardhmja dhe ëndrrat – Horoskopi i Qershorit për Luanin – Shqip

by admin
Spread the love

Vonesat dhe konfuzioni në karrierën tuaj pastrohen. Jeni duke e çliruar veten nga ky cikël. Më 4 qershor, Saturni, planeti i kufijve, fillon retrogradën e tij. Kjo fokuson vëmendjen ndaj partneritetit tuaj dhe kontratave të biznesit. Saturni dëshiron që ne të reflektojmë mbi kufijtë tanë brenda të gjitha dinamikave dhe kjo do t’u japë karmën atyre që kanë qenë të padrejtë ndaj jush. Keqkuptimet brenda miqësive ose komuniteteve ku merrni pjesë do të sqarohen. Gjithashtu do rifitoni qartësinë e shpresave dhe ëndrrave tuaja për të ardhmen. Ato janë ndjerë të paarritshme ose të turbullta kohët e fundit, por tani e keni të qartë hapin tjetër që duhet të bëni. Hëna e Plotë më 14 Qershor mund të sjellë një ngjarje apo festë argëtuese shoqërore, apo edhe një dozë fati, por kini kujdes që të mos dilni jashtë kontrollit.  Është koha për të zhytur në një cikël më të thellë pushimi më 21 qershor. Fokusi juaj do zhvendoset në botën tuaj të brendshme. Shëndeti juaj mendor është fokusi juaj tani dhe nuk është koha për të nxituar ose për të detyruar diçka. Qëndroni të qetë! Më 22 qershor fokusi juaj do të shkojë në të ardhmen dhe ëndrrat tuaja. Takimet e rastësishme mund t’ju çojnë në drejtime të reja. Një hënë e re më 28 qershor mbyll muajin. Do jeni duke mirëpritur një fillim të ri në botën tuaj shpirtërore dhe psikike. Do meditoni më shumë. Ju duhet energjia për tu përgatitur për sezonin tuaj!/Revistawho.com

You may also like